Qyteti Im

Fushë-Arrëzi,qyteti industrial

Lini një koment

318790_151500284974124_259913730_n

Me përqëndrimin e sharrave në një vënd u krijua stabilimenti i drurit me shumë gatrra sharrues të drurit. Jo vetëm kaq, por lënda drusore edhe filloi të përpunohej në këtë stabiliment, ku u krijua ambienti i tharjes së saj,jo natyral por industrial,duke u krijuar fabrika e stazhionimit(tharjes)  e më pas u ndje nevoja e hapjes dhe të zdrukthtarisë për përpunimin e lëndës drusore për ndërtim (dyer e dritare e më pas dhe mobileri).

Zgjerimi i përpunimit të drurit ndikoi në shtimin e fuqisë punëtore. Fillimisht banesat për specialistët dhe punëtorët ishin prej druri, por me kalimin e kohës sharra mori zgjerim, pasi u bë furnizuesi kryesor me lendë drusore për ndërtim, ngrohje e perdorim në zdrukthtari të të gjithë vëndit, duke u emërtuar Sharrat e Pukës. Në vitet 60 filluan të ndërtoheshin ndërtesa të larta,hotele,dyqane,shtëpi kulture ,mensa,lindi nevoja për shkollë më të madhe dhe kështu filloi zgjerimi i qytetit.Lënda drusore duhej sjellë nga pylli,duhej transportuar e përpunuar drejt thellësisë së vëndit dhe për eksport,ndaj nuk mund të përballohej kryesisht nga Parku  Automobilistik i Shkodrës, ndaj u ngrit parku i transportit të mallrave në hyrje të Fushë-Arrëzit.

Njëkohësisht filloi edhe grumbullimi i rrëshirës së pishës nga pishat filloi përpunimi i saj dhe prodhimi i terbentinës, kollofonit  dhe  esencave të tjera, nenprodukte mjaft të kërkuara nga ekonomia dhe eksporti. Në plotësim të kësaj kërkese u realizua përmirësimi teknologjik, duke u ngritur fabrika e Kollofonit, që përpunonte me dhjetra kv rrëshirë në ditë dhe punësonte mbi 70 specialiste..

Zhvillimi industrial i ketij qyteti filloi te perparonte. Malet që rrethonin këtë qytet filluan të shfrytëzoheshin edhe për mineralet e pasura, që ata posedonin. Për 10-15 vjet kalon në qytet industrial me mbi 10 mijë banorë.

Kështu u ngrit fabrika e pasurimit të bakrit në Fushë-Arrëz, e cila sot funksionon si fabrikë e shpresës së banorëve të mbetur e marrur me koncension nga një firmë e fuqishme turke, që ka 10 fishuar kapacitetin përpunues, si dhe miniera e Lakut te Rroshit dhe te Munelles që kanë një kapacitet të madh nxjerrës e transportues të mineralit të bakrit.

Kjo rritje shkoi deri në vitet 90, kur dhe filloi ndryshimi i sistemit(asnjë prej tyre nuk funksionon sot dhe nuk mund të vihen në shërbim të komunitetit pasi politikat e përdorura për “privatizim” u`a hoqen  mundësinë qytetarëve të gëzonin shërbimin e objekteve të ngritura në shërbim të tyre.Pas këtij momenti ndodhi kataklizmoja, ndryshimi dhe rrënimi. Nga një qytet me mbi 15.000 banorë, me një numër të madh intelektualesh të të gjitha fushave u transformua shpejt në një qytet me varfëri të gjithanshme .
Fabrika e Fibrës u mbyll,sharrat nuk punonin më, industria e ngritur u rrënua, u mbyll Fabrika e Kollofonit, stabilimenti i përpunimit të drurit, mobileria,,parku automobilistik,fidanishtja e ndërmarrjes pyjore. Nga një qytet i zhurmshëm, me puntori dhe në lëvizje, me veprimtari dhe gjallëri u transformua në një vendbanim halliÇmimi  i një apartamenti u ul në çmimin e një transporti të plackave për një transferim në Tiranë.

Por me ringjalljen e industrisë së bakrit,filloi edhe jeta të marre kthesë, te rritet cmimi i banesave,të filloje  rikonstruksioni i tyre dhe të kthehen të rinjtë me banim në këtë qytetet.

Lini një koment